Mallorca e Muriqit sfidon Barcelonën

Mallorca e Muriqit sfidon Barcelonën

La Liga, njëra ndër ligat më atraktive rikthehet sonte me duelin Barcelona-Mallorca.

Katalonasit dhe Mallorca e Vedat Muriqit, do të përballen në kuadër të xhiros së 28-të, sfidë kjo e rëndësishme për të dy skuadrat.

Aktualisht Barça ka 58 pikë në vendin e tretë, kurse, Mallorca zë vendin e 15-të me 27 sosh.

Serie A, një tjetër ligë e madh evropiane vjen sonte me dueli Napoli-Torino. “Napolitanët” e Amir Rrahmanit do të kërkojnë pikët e plota në duel me Torinon e Mërgim Vojvodës, ndeshje kjo që fillon në orën 20:45.

Ndërkaq, Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 rikthehen me duelet Stuttgart-Union Berlin përkatësisht Nice-Monteiller.

Share This