Shënojnë Messi e Suarez, Inter Miami shmang humbjen në shtesë
Argjentinasi Leo Messi, me golin e katërt në katër ndeshje, dhe uruguaiani Luis Suarez, me golin e barazimit me kokë në minutën e 95-të, shmangën humbjen e Inter Miamit në fushën e Nashville (2-2) në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve të CONCACAF-it.
Inter Miami e nisi keq ndeshjen në “GEODIS Park”, në Nashville, ku Jacob Shaffelburg u dha vendasve një avantazh të dyfishtë, por në pjesën e dytë u shfaqën dy ikonat e Barcelonës, që falë kontributit të tyre ekipi i drejtuar nga Tata Martino të gjente ekuilibrin në rezultat.
Lionel Messi, edhe pse ende jo në ritmin më të lartë, pati dy mundësi të shkëlqyera shënimi në pjesën e parë, me një gjuajtje me këmbën e majtë dhe një goditje brenda zonës e sprapsur nga Walker Zimmerman, por ishte Nashville ai që goditi sërish.
Messi ngushtoi diferencë në 2-1 me një goditje të lakuar me këmbën e majtë që befasoi portierin.
Suárez, i cili shënoi dy gola kundër Orlandos fundjavën e kaluar në MLS, u shfaq në minutën e 95-të me një goditje me kokë për të barazuar ndeshjen.
Inter Miami, i cili ka shmangur humbjen edhe në ndeshjen tjetër jashtë fushe të luajtur këtë vit, kundër Los Angeles Galaxy, do ta luajë takimin e kthimit me Nashville të mërkurën e ardhshme, në shtëpi.
Fituesi do të përballet me një mes Monterrey-t dhe Cincinnatit.