Joshua dhe Ngannou kanë bënë peshimet para meçit – kjo është pesha e dy boksierëve
Francis Ngannou dhe Anthony Joshua u ngjitën në peshore një ditë para luftës së tyre në Riad të Arabisë Saudite.
Ngannou pas matjes peshoi 123.6 kilogramë para ndeshjes, ndërsa Joshua 114.5 kilogramë.
Ata sot kishin edhe një përballje para kësaj ndeshjeje mjaft tërheqëse, e cila do të zhvillohet të premten në mbrëmje rreth mesnate.
Ish-kampioni i UFC-së, Francis Ngannou po shkon në meçin e tij të dytë radhazi në boks, pasi në të parin, ai befasoi këndshëm ndaj Tyson Fury, ndoshta boksierin më të mirë sot, por në fund gjithsesi humbi me një vendim kontrovers të gjyqtarëve.
Deri dy vjet e gjysmë më parë, Anthony Joshua mbante të gjithë rripat e peshave të rënda, përveç atij WBC.
Ai i humbi në luftën kundër ukrainasit Oleksandr Usyk. Britaniku humbi edhe në revansh ndaj Usykut dhe së fundmi po tenton të rikthehet në skenën e madhe me fitore ndaj luftëtarëve më pak të njohur.
Në tre luftimet e tij të fundit, ai mundi Jermaine Franklin Jr., Robert Helenius dhe Otto Wallin.