FFK vazhdon punën për rregullimin e fushës “Fadil Vokrri”
Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon punën intensivisht për ta rregulluar fushën “Fadil Vokrri”.
Përmes një video në rrjetin social “Instagram”, FFK falënderoi të gjithë për kontributin e bërë.
“FFK me ekspertët e saj po punon 24/7 për ta rregulluar fushën e stadiumit të vetëm për ndeshje ndërkombëtare Fadil Vokrri”.
“Falendërojmë të gjithë për mirëkuptimin si dhe të gjithë ata që kontribuan me përkushtim për ndërrimin e barit, mbjelljen, rikuperimij dhe të gjithë punët që bëhen aty”, shkruhet në mbishkrim.
Kujtojmë, Kosova në Prishtinë do ta zhvillojë derbin ndaj Zvicrës.