Mancini: De Rossi solli freski të Roma

Mancini: De Rossi solli freski të Roma

Futbollisti i AS Romës, Gianluca Mancini, ka lavdëruar punën që po bën trajneri Daniele De Rossi.

Tekniku italian zëvendësoi Jose Mourinhon të shkarkuar. “Romakët” nën drejtimin e De Rossit kanë gjetur formën e mirë dhe tashmë janë në rrugë të mirë të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Mancini mendon se De Rossi solli freski tek Roma.

“Trajneri De Rossi solli freski dhe solli ide të reja në futbollin e tij. Ne futbollistët mundohemi të kuptojmë se çfarë kërkon prej nesh, po e bëjmë, edhe nëse nuk kemi bërë asgjë akoma, sepse në dy muaj nuk fiton kampionate apo gara”, ka thënë Mancini.

“Çdo trajner ka idetë e veta. Na solli pak qetësi që na kishte munguar, por jo për shkak të Mourinhos, por sepse rezultatet nuk po shkonin mirë. Kështu ai punoi me anën psikologjike dhe kur e vendosi në vend, na dha idetë e tij dhe nga aty filloi kthesa”, ka theksuar Mancini.

Roma sonte do të ndeshet me Brigton-in në kuadër të Europa League.

Share This