Ancelotti e pranon: Nuk luajtëm mirë, por jemi në çerekfinale
Trajneri i Real Madrdit, Carlo Ancelotti e pranon se skuadra e tij nuk luajti mirë ndaj Leipzig, por tekniku italian thotë së është e rëndësishme që madrilenët janë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Real Madrid dhe Leipzig mbrëmë luajtën baras 1-1, por “Los Blancos” falë fitores në ndeshjen e parë (1-0), kaluan në rrethin e ardhshëm në garën më të madhe evropiane.
“Çdo vit kemi nga një ndeshje të shëmtuar dhe ndonjëherë rrezikojmë të humbim. Fatmirësisht kjo nuk ndodhi, jemi në çerekfinale. Është e vërtetë që nuk luajtëm mirë, por duhet të shohim përpara”, tha Ancelotti.
“Natyrisht se duhet të analizojmë këtë ndeshje dhe t’i evitojmë gabimet, por mendoj se aspekti psikologjik, në këso lloj ndeshje të kushtëzon pak. Megjithatë, jam i kënaqur me kualifikimin”, ka theksuar strategu italian.