Eliminimi i Leipzig, çon Dortmundin në Botërorin e Klubeve 2025
Me eliminimin e Leipzig nga Liga e Kampionëve pas barazimit me Realin e Madridit, Borussia Dortmund siguroi një vend në Botërorin e Klubeve 2025.
Verdhezinjtë janë skuadra e dytë gjermane që kualifikohen në garën e re, e cila do të nisë më 15 qershor 2025 dhe do të përfundojë më 13 korrik, pas Bayern Munich.
Italia do të ketë gjithashtu dy vende në dispozicion. Njëri tashmë është zënë nga Interi falë kalimit të fazës së parë të Ligës së kampionëve, për vendin e dytë në dispozicion gara mbetet e hapur për atë mes Juventusit dhe Napolit, me kampionët në fuqi të Serie A, që janë të detyruar të kapërcejnë Barcelonën dhe të kalojnë në çerekfinale të Ligën e Kampionëve.