Superliga e basketbollit vjen sonte me dy ndeshje joshëse
Elita e basketbollit rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së 23-të.
Pas dy superpërballjeve të mbrëmshme Sigal Prishtina-Trepça dhe Peja-Proton Cable Prizreni, Superliga e Kosovës në basketboll vjen sonte me dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të.
Istogu që po paraqitet vetëm me vendorë do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku therandasit shihen favoritë. Istogasit kanë vetëm një fitore e 21 humbje, derisa Ylli numëron 13 fitore e nëntë humbje.
Kjo xhiro mbyllet me takimin mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, që është shumë i vlefshëm, pasi kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 13 humbje, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.
Superliga/Java 23
Sot takohen:
17:00 Istogu-Golden Eagle Ylli
19:00 Vëllaznimi-Bashkimi