“I mrekullueshëm”, shtypi anglez thur elozhe për Anis Mehmetin
Anis Mehmeti shënoi një gol shumë të bukur kundër Ipswichit, skuadër që renditet në vendin e dytë në Championship.
23-vjeçari shqiptar i dhuroi përkohësisht avantazhin Bristol Cityt në minutën e 54’, por ndeshja u mbyll 3-2 për vendasit e Ipswichit.
Mehmeti mori vlerësimin më të madh nga lojtarët e Bristolit, ndërkohë që në përshkrimin e golit të tij lexohet:
“Kjo është pikërisht çfarë është i aftë të bëjë. Një inkursion i lavdishëm, pikërisht në stilin Mehmeti, i cili mori ëmbël topin dhe la pas dy mbrojtës brenda zonës kundërshtare. Edhe pse goditja e tij u devijua, ishte një finalizim i mrekullueshëm”.
Ky ishte goli i dytë sezonal për të në divizionin e dytë të futbollit anglez. Mehmeti debutoi në marsin e vitit të kaluar me kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani.