Europa League, përplasje “brirësh”
Sfida të të njëjtin grup në raundin e 1/8 të finaleve të Ligës së Evropës.
Gjithçka nis këtë të mërkurë me duelin e Lisbonëse, Sporting – Atalanta. Në fazën e grupeve, Atalanta pat fituar 2-1 në Lisbonë dhe barazoi 1-1 në Bergamo, pa i prishur punë për kryesimin.
Bluzinjtë e Gasperinit vijnë nga një situatë jo e mirë në kampionat, ndërsa janë mundur 0-4 nga Inter dhe 1-2 nga Bolonja, kurse Sportingu kryeson kampionatin portugez.
E enjtja më pas do të sjellë Sparta Praga – Liverpool, apo Roma – Brighton, atje ku verdhekuqtë do të ndjejnë mungesën e Kristensen, që ka patur një tërheqje muskulare në kofshë në ndeshjen me Monzën në kampionat.
Kryesuesja e Bundesligës do të jetë në Baku, atje ku Qarabag i Redon Xhixhës do të ketë përballë Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës.
Olimpiku i Marseille do të jetë përballë Villareal, ndërsa Milani do të ketë përballë Slavian e Pragës, sikurse Benfica, Rengersin, apo Freiburgun, West Hemin, të cilat në fakt kanë qenë me një grup.
Një raund i Europa League që në fakt ka shumë rivalitet, kurse fituese në fuqi është Sevilla.