Sacchi: Spalletti, trajner i duhur për Italinë

Sacchi: Spalletti, trajner i duhur për Italinë

Ikona e futbollit italian, Arrigo Sacchi mendon se Luciano Spalletti është njeriu i duhur për të drejtuar Kombëtaren e Italisë.

Spalletti dje zyrtarisht mori drejtimin e “Azurrëve” pasi ditë më parë nga kreu i bankinës italiane u largua Roberto Mancini.

Sacchi duke folur për “La Gazzetta dello” është shprehur i bindur se ish-trajneri i Napolit, është zgjedhje e duhur për Kombëtaren italiane.

“Gjatë karrierës së tij dhe në periudhën e fundit te Napoli, ai ka treguar se mund të bëjë gjera të mëdha”, tha Sacchi.

Spalletti në sezonin e fundit me Napolin fitojë titullin e kampionit në Itali.

Sacchi është i bindur se Italia mund të shkojë larg nën drejtimin e Spallettit.

Share This