Mediat italiane: Barella do të firmos kontratën e re me Interin
Interi dhe Nicolo Barella raportohet se janë afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës së re.
Barella, i cili është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Simone Inzaghit, duket se është i gatshëm për të zgjatur qëndrimin e tij tek “Zikaltërit”.
Sipas medieve italiane, Barella pritet të firmos kontratë e re të vlefshme deri në vitin 2029.
Negociatat mes Interit dhe italianit mësohet se janë në fazën përfundimtar dhe shumë shpejtë pritet që Barella të firmos kontratën e re me gjigantin italian.
Ndryshe, reprezentuesi italian prej kohësh është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane, por, siç raportohet, lojtari do të vazhdojë karrierën në skuadrën “Nerazurre”.