Thuram: Ky Inter ka lindur tre vjet më pare
“Gjëja më e rëndësishme për të luajtur mirë futboll është të duash futbollin”.
Marcus Thuram e tha këtë në një moment të shkëlqyer për Interin e tij.
“Në këtë Inter nuk ka njeri që nuk e do futbollin, ne jemi një grup prej njëzet e pesë personash, të cilit duhet t’i shtoni stafin, të cilët janë të lumtur të kalojnë kohë së bashku dhe të punojnë për njëri-tjetrin. Në grup nuk është një lojtar plus një lojtar, është një ekip. Unë nuk e shoh veten nga jashtë, por mendoj se kjo është ajo që ju e perceptoni edhe si spektator”.
Ai tha për GQ se ishte shumë i impresionuar nga futbolli italian: “Seria A është një kampionat që më befasoi pozitivisht. Padyshim që e dija tashmë, por përgatitja taktike e kundërshtarëve është diçka e nivelit më të lartë”.
Mes temave të shumta, francezi u ndal natyrshëm te momenti i Interit: “Ky grup nuk ka lindur vitin e kaluar. Ka tre vjet që ekziston. Vitin e kaluar ata humbën një finale të Champions League që mund ta kishin fituar, fituan trofe dhe ne synojmë të vazhdojmë kështu. Sigurisht që tani është e lehtë të hapësh sytë, sepse gjithçka po shkon shumë mirë, por është një rrugëtim që vazhdon prej vitesh”.