Haaland nuk e përjashton mundësinë që të vesh fanellën e Real Madridit
Ylli norvegjez i Manchester City-t, Erling Haaland nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit.
Haaland me “Qytetarët” ka kontratë deri në verën e vitit 2027, mirëpo, lojtari nuk e përjashton mundësinë që të largohet nga kampionët në fuqi të Anglisë për Real Madrid në të ardhmen.
“Jam vërtet i lumtur, veçanërisht me njerëzit me të cilët jam i rrethuar. Menaxheri, drejtorët, bordi… ata janë një grup njerëzish të mrekullueshëm dhe jam shumë i lumtur, më duhet të them”, ka thënë 23-vjeçari në konferencën për media një ditë para dueli me Copenhagen në ndeshjen kthyese të 1/8 se finales në Ligën e Kampionëve.
“Nesër nuk e dini kurrë se çfarë sjell e ardhmja. Por përsëri, jam i lumtur këtu”, ka theksuar norvegjezi.