Steaua Bukureshtit me fjalë të mëdha për Ermal Krasniqin

Steaua Bukureshtit me fjalë të mëdha për Ermal Krasniqin

Pronari i Steaua Bukureshtit, Gigi Becali ka thënë se Ermal Krasniqi është më i mirë se Albion Rrahmani dhe Florent Hasani. Ai ka thënë se ka dashur ta ketë në skuadër sulmuesin e krahut.

“Ai është një futbollist i vërtetë. Jo Rrahmani, jo Hasani. Është e vërtetë që edhe ata janë futbollistë të mirë. Por më i miri atje është Krasniqi. Kjo është ajo që unë besoj. Krasniqi më pëlqen më së shumti nga Rapidi. Më ka pëlqyer edhe sa ishte te Cluji. Dhe nuk e dija pse nuk e inkuadronin. Doja ta merrja vetë. Unë fola në emision dhe menjëherë e morën, sepse doja unë ta merrja. Krasniqi është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Becali, raporton të martën “orangesport.ro”.

Sulmuesi 25-vjeçar iu bashkua Rapidit në janar të këtij viti nga Cluji. Me Rapidin ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 1.2 milionë euro.

Steaua është në vendin e parë me 64 pikë, kurse në pozitën e dytë është Rapid Bukureshti me 52 pikë.

Share This