Të gjithë të ‘çmendur’ për Zirkzee
Të gjithë janë të çmendur pas Joshua Zirkzee. Interesimi rreth sulmuesit holandez rritet edhe më shumë pas golit të shënuar të dielën ndaj Atalantës.
Mënyra më e mirë për të festuar thirrjen e radhës nga kombëtarja e Holandës. Dhjetë golat në kampionat kanë bërë që lojari të tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha, sidomos atyre në Premier League që kanë filluar ta mbajnë nën vëzhgim yllin e Bologna-s.
Bologna po fërkon duart, sepse e di se ka një fitim shumë të madh në duar. I paguar vetëm 8.5 milionë dy vjet më parë, Zirkzee tani vlen rreth 60 milionë euro. Edhe Bayern Munich krenohet me lojtarin, pasi zotëron 50% të kartonit në rast rishitjeje. Për më tepër, gjermanët mund ta rimarrin atë duke i paguar 40 milionë klubit italian. Natyrisht duhet edhe miratimi i Joshua-s, i cili për momentin nuk duket aq i tërhequr nga mundësia e kthimit në Gjermani.
Për të ardhmen e tij ai sheh më shumë Premier League ose një ekip të madh të Serisë A. Dhe këtu nuk mungojnë kërkuesit. Milani e vëzhgon që nga tetori me drejtorin Moncada, i cili tashmë ka qenë dy herë në Dall’Ara për ta ndjekur live. Kujdes edhe për Napolin që do të ketë shumë para për të investuar nga shitja e mundshme e Osimhenit (Chelsea dhe PSG e duan atë).
Pa harruar mentorin e tij Thiago Motta, i cili me kënaqësi do ta merrte me vete në aventurën e radhës.