Konfirmohet lëndimi i Rrahmanit
Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani nuk do të mund ta ndihmojë Napolin në ndeshjen e radhës kundër Torinos.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, pësoi një lëndim në ndeshjen Napoli-Juventus (2-1).
Kampionët në fuqi të Italisë përmes një njoftimin, kanë konfirmuar lëndimin e yllit kosovar.
“Duhet të vlerësohet shkalla e lëndimit e Rrahmanit, i cili u zëvendësua për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftim e Napolit.
Rrahmani konsiderohet një nga lojtarët më të mirë tek “napolitanët”.