Asllani: Sanchez është një kampion

Asllani: Sanchez është një kampion

Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani mbrëmë gjeti rrugën e golit në fitoren e Interit ndaj Genoas.

Skuadra “Nerazurre” mundi Genoa-n (2-1), në kuadër të elitës së futbollit italian, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kamponit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes tha se është i lumtur me golin e shënuar dhe fitoren e skuadrës së tij.

“Jam shumë i lumtur sepse ndeshja ishte 0-0. Kam pritur shumë kohë për të ardhur të goli, por jam i lumtur edhe me fitoren. Ishte një fitore e vështirë”, ka thënë Asllani.

Ai ka lavdëruar edhe bashkëlojtarin e tij, Alexis Sanchez, i cili realizoi golin e dytë për Interin në fitoren kundër Genoa-s.

“Ai është një kampion. Ne stërvitemi me të çdo ditë dhe ai është themelor në fushë dhe në dhomën e zhveshjes”, ka theksuar Asllani.

Share This