Lëndimit e De Jong dhe Pedri-t, Xavi-t i mbeten tre lojtarë për në mesfushë
Me Frenkie de Jong dhe Pedri-n që u dëmtuan në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao, të cilët do të humbasin ndeshjen e radhës në Champions League ndaj Napolit, por edhe disa ndeshje të tjera pasi koha e rekuperimit vështirë se do të jetë poshtë një muaji, Xavi Hernandez duhet të mendojë mirë për mesfushën.
Kjo çështje është një emergjencën për Barcelonën dhe trajnerin që si mesfushorë qendre kanë vetën tre emra, Gundogan, Fermin Lopez dhe Sergi Roberto.
Megjithatë në këtë pozicion Xavi mund të përdorë edhe dy emra të tjerë siç janë Oriol Romeu dhe Andreas Christensen.
Do të shihet në ndeshjen ndaj Napolit se cilët do të jenë “të preferuarit” e Xavi-t në pozicionin në fjalë, duke ditur se dy emra të rëndësishëm tashmë do duhet të rrinë për një kohë të konsiderueshme jashtë fushës së blertë.