Allegri: Luajtëm mirë, por ende duhet të përmirësohemi

Allegri: Luajtëm mirë, por ende duhet të përmirësohemi

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pavarësisht humbjes nga Napoli, ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Juve u mund mbrëmë nga Napoli (2-1), në ‘Diego Maradona’ në derbin e madh italian.

“Djemtë bënë një lojë të mirë. Në pjesën e parë patëm mundësi të mira të shënojmë, por nuk arritëm t’i shfrytëzojmë rastet që krijuam”, tha Allegri.

“Ne ende duhet të përmirësohemi. Jemi ende të dytët në tabelë, kemi edhe njëmbëdhjetë ndeshje për të arritur objektivin tonë”, ka theksuar strategu italian.

Share This