“Do të largohet për të paktën 5-6 milionë euro” – në Rumani të bindur për kualitetin e Albion Rrahmanit
Albion Rrahmani është njeriu i momentit në futbollin rumun, pasi me golat e tij po e ndihmon Rapid Bukureshtin që të mbajë hapin për titull.
Gazetari i mediumit FANATIK, Horia Ivanovici, ka thënë se sulmuesi nga Kosova mund të sjellë një shumë mbresëlënëse në llogaritë e klubit në vitet e ardhshme.
“Për mua ai është një lojtar 5-6 milionë euro pa probleme. Nuk kam parë një sulmues në 10-15 vitet e fundit në Rumani që të ketë këtë dhunti për të hyrë në të gjitha linjat, për të sulmuar të gjitha linjat sulmuese, për të goditur topin nga pothuajse çdo pozicion”.
“Ai ka 11 gola dhe ai ka thënë se dëshiron të paktën 20 gola. Sipas mendimit tim, ai është sulmuesi më i mirë në Superligë dhe unë e pranoj. Ai më duket se është sulmuesi më efektiv. Po të kisha para do t’i jepja 5 milionë euro”, ka thënë Horia Ivanovici.
Vlerësime për Albion Rrahmani ka dhënë edhe nga ish-sulmuesi i Rumanisë, Adrian Mutu, i cili aktualisht është trajner i Cluj.
“Rrahmani është lojtar shumë i lëvizshëm. Rrahmani ka vlerë dhe ka elegancë në shënimin e golave. Por unë mendoj se numri 9 më i mirë në kampionat është Daniel Birligea”, ka thënë Mutu për “Fanatik”, duke e vlerësuar lojtarin e tij më lartë.