Skënderbeu, tripletë trofeshë, mposht Dritën në një atmosferë të bukur sportive
Skënderbeu fiton për herë të tretë radhazi Ligën “Gjergj Kastrioti”, teksa në finale ka mundur Dritën e Gjilanit, 3-0.
Në një atmosferë të ngrohtë e mbështetëse të publikut korçar, Skënderbeu i Orlando Kojës ia del të fitojë setin e parë në pikët shtesë, 26-24. Më pas 25-23 dhe në fund 25-15.
Vivas Rekuena lojtarja më e mirë, kurse Federata Shqiptare e Volejbollit ka dhënë titju për Vangjel Kojën, Jani Melkën, Tamara Nikollën dhe Mimoza Shahun.
Një fanellë e ekipit kombëtar ka shkuar për presidentin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci. Në fund ia dhe vlerësimet e protagonistëve të këtij suksesi të korçarëve.