Girona nuk përfiton nga frenimi i Realit, e mposht Mallorca e Muriqit

Girona nuk përfiton nga frenimi i Realit, e mposht Mallorca e Muriqit

Girona nuk përfiton nga frenimi i Realit në “Mestalla” përballë Valencias.

Skuadra katalanase humbi 1-0 në fushën e Mallorcas, disfata e tretë radhazi jashtë fushe në La Liga.

Moment shumë pozitiv për skuadrën e Vedat Muriqit (titullar). Që pasi u kualifikua në mesjavë në finalen e Kupës së Mbretit, arrin të mposhtë surprizën e këtij sezoni në Spanjë.

Jose Copete realizoi golin e fitores për ishullorët në minutën e 33’. Dhe vendi i tretë nga fundit është tashmë 8 pikë larg.

Share This