Bellingham i përjashtuar, Ancelotti zbulon fjalët e anglezit drejtuar arbitrit
Finale e bujshme në Mestalla. Valencia-Real Madrid përfundon 2-2, por gjyqtari Jesus Gil Manzano i bie bilbilit për fundin e ndeshjes një sekondë para goditjes me kokë të Bellingham.
Krosimi tashmë ishte nisur. Zemërimi i lojtarëve të Ancelottit, karton i kuq për Bellingham, të gjithë mosbesues për vendimin e arbitrit. Në Madrid flitet për skandal.
Por çfarë i tha Bellingham arbitrit për të merituar kartonin e kuq? E sqaron vetë Carlo Ancelotti. Në fund të ndeshjes, trajneri i Real Madridit mbrojti lojtarin e tij duke zbuluar fjalët: “Ai nuk e ofendoi arbitrin, ishte i respektueshëm, vetëm i tha në anglisht se ishte një gol”.