Alarmohen gjigantët anglezë, Jamal Musiala refuzon rinovimin me Bayernin
Ylli i Bayern Munichut Jamal Musiala është duke konsideruar rikthimin në Angli.
Ish talenti i akademisë së Chelseas thuhet se ka refuzuar rinovimin e kontratës pavarësisht përpjekjeve të Bayern Munichut që të nisin negociatat sa më parë.
“Daily Star” raporton se gjermani ka refuzuar vazhdimin e kontratës meqenëse preferon kalimin në Premierligë qysh në sezonin e ardhshëm.
Musiala e vlerëson lartë kampionatin anglez dhe e sheh si hapi i duhur për ta fituar epitetin e yllit botëror.
Interesim për Musialan tashmë kanë disa top klube angleze, si Manchester City dhe Liverpool që janë duke studiuar një mundësi nënshkrimi që disa muaj.
Përpos dy rivalëve, interesim ka edhe Chelsea që synon ta rikthejë në skuadër mirëpo duke marrë parasysh që s’luajnë në Ligën e Kampionëve gjasat janë minimale që gjermani ta pranojë ofertën.
Përndryshe, Bayern Munich nuk do të tentojë ta mbajë nëse nuk rinovon dhe do ta shesë në verë për ndonjë çmim të lartë, mbi 100 milionë euro.
Bayern Munich është duke hasur vështirësi që t’i mbajë yjet e skuadrës, me Alphonso Davies që gjithashtu pritet të largohet pasi ka arritur marrëveshje verbale me Real Madridin.