LeBron James nuk njeh limite, 40,000 pikë në karrierë për yllin e LA Lakers
Nuk kanë fund rekordet e LeBron James.
Ylli i Lakers ka arritur kuotën e 40,000 pikëve të shënuara në karrierë dhe është personi i parë dhe i vetëm që e ka bërë këtë në historinë e NBA.
“Nëse është një nga arritjet më të rëndësishme të karrierës sime në NBA? Jo. A do të thotë ndonjë gjë? Sigurisht që do të thotë, do të gënjeja nëse do të thoja ndryshe. Askush nuk e ka arritur ndonjëherë dhe fakti që jam unë që e bëj këtë është diçka fantastike. Çdo moment historik në karrierën time do të thotë diçka për mua, sepse arritja e objektivave të caktuara në këtë ligë, kundër lojtarëve më të mirë në botë, është diçka për të cilën kam ëndërruar gjithmonë”, tha LeBron James.
Përafërsisht trembëdhjetë muaj më parë, numri 23 i Lakers kaloi Kareem Abdul-Jabbar për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e ligës profesioniste të basketbollit amerikan. Që atëherë ai ka garuar i vetëm, dhe në ndeshjen kundër Denverit (e humbur) me 26 pikët e shënuara, ai e çoi totalin e pikëve të shënuar në karrierën e tij në 40,017.
Asnjë lojtar tjetër në aktivitet nuk ka arritur në kuotën e 30,000 pikëve.