Zhbllokohet Cikalleshi, sulmuesi kuqezi futet në historinë e Koniasporit
Nuk e gjente rrugën e rrjetës prej një kohe të gjatë, por më në fund Sokol Cikalleshi bën atë që di të bëjë më mirë. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë të takimit në sfidën që Konyaspor po luan kundër Pendiksporit.
Në minutën e 12-të, futbollisti shqiptar nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ky ishte goli i parë për vitin 2024 me fanellën e Koniasporit.
Cikalleshi ka vendosur kështu një rekord. Ai bëhet golashënuesi i huaj më i mirë për Koniasporin pasi ka shënuar 27 gola në 101 ndeshje.