Detyra e re, ja gjithçka duhet të dini për rolin e suedezit te Milani
Në muajt e fundit Ibra e ka ndarë publikisht kohën e tij mes ”Milanello”-s dhe stadiumit: stërvitje dhe prani në tribuna, udhëtime me grupin dhe diskutime në dhomat e zhveshjes.
Prapaskenave, megjithatë, prania e Ibrës është edhe më masive. Suedezi është i përfshirë në punën e përditshme në “Casa Milan” nga fusha të shumta të klubit dhe tashmë është një pikëreferimi për merkaton.
Në fokusin e tij edhe stadium, për të cilin Ibra ka nënvijëzuar shpesh: “San Siro? Mendoj se do të më mungojë më shumë… E kam shkundur disa herë dhe nuk e bëjnë shumë njerëz. Kam kujtime të shkëlqyera, është një stadium historik, por na duhet një fillim i ri. Te Milani duam një stadium të ri dhe ta zotërojmë atë.