Presidenti Ademi: Një tjetër fushë futbolli u finalizua me sukses me investimin e FFK-së
Në një ceremoni të veçantë në prag të ndeshjes së javës së 17-të në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës, ndërmjet Vjosës dhe Ulpianës, është bërë inaugurimi i fushës me bari artificial në stadiumin e qytetit në Shtime.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes llogarisë së tij në Instagram, ka thënë se një tjetër fushë futbolli u finalizua me sukses me investimin e FFK-së, shkruan GazetaGOLI.com.
“Një tjetër fushë futbolli u finalizua me sukses me investimin e FFK-së. Stadiumi në Shtime tashmë është sërish në shërbim të KF “Vjosa” dhe talenteve të futbollit lokal, me kushte optimale”, ka shkruar presidenti Ademi.
Sipas tij, punimet janë afër finalizimit edhe në fushën e KF “Kika” në Hogosht, ndërsa do të vazhdojmë me projektin e radhës në fushën e KF “2 Korriku”.
“Vazhdojmë ta përmirësojmë infrastrukturën e futbollit me nga një fushë të re çdo 45 ditë!”, ka thënë i pari i futbollit të Kosovës. /GOLI