Ramos realizon super gol, Sevilla rikthehet te fitorja pas dy javësh dhe merr 3 pikët ndaj Sociedad
Sevilla rikthehet te fitorja dhe atë e bën në ndeshjen ndaj Real Sociedad, që përfundoi me rezultatin 3-2.
Takimi i vlefshëm për javën e 27-të të La Liga-s solli raste të shumta, me vendasit që i shfrytëzuan më mirë.
Mjaftuan 11 minuta lojë që En Nesyri të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të kalonte ekipin e Sevilla-s, në avantazh.
Teksa vetëm dy minuta më pas pas asitit të dhuruar nga Romero, En Nesyri realizoi dopietë dhe u dhuroi qetësi vendasve.
Miqtë nga ana e tyre provuan të reagonin, ndërsa fituan pas një prekje të topit me dorë nga Ramos, penalltia u mor përsipër të ekzekutohej nga Andre Silva që e dërgoi topin në fundin e rrjetës dhe rihapi sfidën.
Takimi vazhdoi me rezultatin 2-1 deri në minutën e 66’, kur Sergio Ramos rekuperoi gabimin e pjesës së parë, duke realizuar një gol në dukje të pamundur dhe i dhuroi golin e tretë Sevilla-s.
Megjithatë skuadra e Sociedad nuk u dorëzua lehtë, me Mendez që shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 90+2’ dhe vulosi këtë takim.
3-2 dhe Sevilla renditet momentalisht në vend të 14-të me 27 pikë, teksa Real Sociedad renditet në vend të shtatë me 40 pikë. /SS/