Trajneri i Fushë Kosovës në qiellin e shtatë pas fitores ndaj Dritës, kjo është deklarata e tij
Fushë Kosova shënoi fitore të madhe ndaj Dritës në “Sami Kelmendi” dhe kjo ka bërë që trajneri Burim Shala të ndahet shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.
Fushë Kosova mposhti 1:0 Dritën.
“Kemi bërë lojëra shumë të mira. Përveç dy ndeshjeve të cilat i kemi pasur të dobëta, me të tjerat jam i kënaqur. Po ashtu, jam i kënaqur me afatin kalimtar dhe me grupin e lojtarëve që kam momentalisht. Besoj se do t’i arrijmë objektivat e klubit. Presim përkrahjen më të madhe të shikuesve, edhe pse asnjëherë nuk na ka munguar përkrahja nga ta në këto momente të vështira. Tifozët na japin mbështetje të madhe”, është shprehur Shala pas fitores ndaj Dritës për “ArtMotion”.