Rabiot drejt largimit nga Juventusi
Pak ditë më parë Adrien Rabiot deklaroi se do të dëshironte të qëndronte te Juventusi për të fituar më shumë kampionate, por e vërteta është se ende nuk ka marrëveshje me klubin për rinovimin.
Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024 dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë rritet ndjenja se të dy palët do të ndahen në fund të sezonit. Një ndjenjë e konfirmuar edhe nga eksperti i merkatos, Luca Momblano, i cili shpjegon se si një tjetër dëmtim i francezit ka shtuar dyshimet e klubit për rinovimin.
Edhe sepse pas skualifikimit të Pogbas, ish-lojtari i PSG-së është lojtari me pagën më të lartë në skuadër së bashku me Vlahovic, Giuntoli duket se tashmë e ka identifikuar zëvendësuesin e tij, Morten Frendrup, një mesfushor i lindur në vitin 2001, i cili po bën mirë me fanellën e Genoas.