Barcelona bisedime pozitive me strategun e njohur gjerman si pasardhës të Xavit
Barcelona ka zhvilluar bisedime ‘shumë pozitive’ me kandidatin e tyre numër një për të zëvendësuar Xavi si trajner sezonin e ardhshëm.
Mesfushori legjendar i Barcelonës ka njoftuar tashmë se do të japë dorëheqjen nga posti i tij pas përfundimit të sezonit 2023/24.
Favoriti aktual për këtë rol, sipas raportimeve, është Hansi Flick, i cili ka qenë pa punë që kur u largua nga ekipi kombëtar i Gjermanisë në shtator, pas një eliminimi zhgënjyes në fazën e grupeve në Kupën e Botës 2022.
Para se të merrte rolin e trajnerit të Bayern, Flick shërbeu si asistent i Niko Kovac në fillim të sezonit 2019/20. Ai kaloi gjithashtu tetë vjet si ndihmës trajner i Joachim Low në ekipin kombëtar të Gjermanisë mes 2006 dhe 2014. Megjithatë, 59-vjeçari nuk mund të përsëriste suksesin e Low.