Tjetër gabim i Bayernit, ndan pikët me Freiburgun
Bayern Munichi ka bërë një tjetër hap prapa në garën për titullin e kampionit në Gjermani.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel nuk arriti më shumë se një barazim sonte ndaj Freiburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Bundesliga.
Ndeshja e zhvilluar në “Europa-Park Stadion” përfundoi me rezultatin 2:2.
Christian Gunter (12′) dhe Lucas Holer (87′) shënuan golat për vendasit.
Ndërkaq, për “Bavarezët” golat u shënuan nga Mathys Tel (35′) dhe Jamal Musiala (75′).
Bayerni pas këtij barazimi ka 54 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tani shtatë pikë prapa liderit, Bayer Leverkuseni. Por, Leverkuseni tani ka një ndeshje më pak, raporton GE.
Freiburgu ka 30 pikë dhe ndodhet në pozitën e nëntë.