Ancelotti: Është kriminale, Valencia veproi me forcë
“Racizëm? Valencia veproi me forcë, si të gjithë ne që e duam këtë sport dhe këtë klub, duhet të veprojmë kur dikush kryen një krim, qoftë fyerje raciste, dhunë. Ne duhet të veprojmë dhe Valencia veproi në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë kuptim”.
Kështu u shpreh trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp duke prezantuar ndeshjen ndaj Valancias.
Vitin e kaluar gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid pati ofendime raciste ndaj lojtarit të Blancos, Vinicius, i cili refuzoi të vazhdojë të luajë.
“Ne nuk duhet të harrojmë atë që ndodhi vitin e kaluar – shtoi Ancelotti – sepse kur ka akte raciste, ne duhet t’i dënojmë dhe identifikojmë ato. Vetë Valencia bëri shumë mirë, sepse identifikoi kush kreu një krim, sepse racizmi është një krim. Është çfarë ne duhet të bëjmë të gjithë, e gjithë familja e futbollit, në mënyrë që të mos ketë nevojë për këtë lloj akti kur ndodh diçka”.
Më pas Ancelotti foli për zjarrin që shkaktoi viktima ditët e fundit në Valencia: “Ne do të luajmë në një qytet që pësoi një tragjedi disa javë më parë. Është shumë e vështirë ta harrosh atë. Ne jemi shumë mbështetës për familjet e prekura dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme, mendoj se Valencia ndihet në të njëjtën mënyrë”.