Lazio-Milan, formacionet zyrtare të kryederbit italian
Java e 27-të e Serisë A starton këtë të premte më takimin Lazio – Milan, ku përplasen dy ekipe që kanë impenjime të rëndësishme në Kupat e Europës: Lazio luan në “Allianz Arena” ndeshjen e kthimit me Bayernin, në Champions, ndërsa “Djalli” pret të enjten Slavian e Pragës, në Europa League.
Pioli i beson në sulm në rolin e “pykës” francezit Giroud, që do të ketë mbështetjen e Leaos, Pulisic e Loftus-Cheek.
Nga ana tjetër, Sarri ka preferuar në majën e sulmit Castellanos, me Immobilen në stol. Në pankinë edhe Elseid Hysaj, përvoja e të cilit duket se do të shfrytëzohet në Champions.