Drita, finaliste e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Drita, finaliste e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Drita e Gjilanit është finaliste e Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra.

Në një ndeshje me shumë ulje e ngritje për të dyja skuadrat. Tirana e ka fituar setin e parë me shpejtësi 25-10.

Kundërpërgjigjet Drita, e cila e ka vënë në udhëheqje setin e dytë 5-4, 11-10, 18-17, 20-21 dhe në fund 25-23.

Kundërpërgjigjet Tirana, që arrin të fitojë setin e tretë 25-19. E ndërkohë Drita e Gjilanit ka fituar me shpejtësi setin e katërt 25-12.

Në setin final gjithçka shkon drejt barazimit 13-13 dhe në përfundim 15-13.

Share This