Muriqi titullar në humbjen e Mallorcas ndaj Villarealit
Mallorca është mundur para tifozëve të saj nga Villareali, me rezultat 0-1, të premten mbrëma në kuadër të javës së dytë në La Ligën spanjolle.
Pas barazimit me Las Palmas në javën e parë të këtij sezoni në elitën spanjolle, Mallorca sonte pësoi disfatë nga Villareali.
Dueli mes Mallorcas dhe Villarealit, ka dhuruar një sfidë interesante, derisa golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën mike e realizoi Moreno (63’).
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ishte titullar në duel me Villarealin. Ylli i ‘Dardanëve’ nuk ia doli as në javën e dytë të gjejë rrugën e golit.