Renditja e re e FIBA-së, Kosova bie për dy pozita
Shtëpia më e madhe e basketbollit (FIBA), të premten ka publikuar renditjen e re të kombëtarëve.
Kombëtarja e Kosovës ka rënë për dy pozita në FIBA. Dardanët renditen në vendin e 79-të nga pozita e 77-të, në të cilën ishin më parë.
Kujtojmë se Kombëtarja jonë, zhvilloi dy ndeshje gjatë muajit shkurt.
Kosova mundi Irlandën në Prishtinë, derisa u mundu në udhëtim tek Azerbajxhani.
Në renditjen e re të FIBA-së, në vendin e parë mbetet SHBA-ja, e ndjekur nga Spanja dhe Gjermania.