“Nuk largohem, jam i lumtur këtu”, 27-vjeçari besnik me Barcelonën
Shumë është përfolur për një largim të Andreas Christensen nga Barcelona, klub ku bën pjesë prej verës së vitit 2022. Kur u transferua me parametra zero nga Chelsea.
Mbrojtësi danez (69 ndeshje dhe 3 gola me Kombëtaren) thekson se ndihet për mrekulli tek ekipi katalanas. Dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient.
“Unë do të shkoj askund tjetër. Kur erdha te Barcelona, unë e dija se ku po vija. Jam shumë i lumtur këtu. Nuk do të largohem”.
Nuk mungon një koment për rolin e ri si mesfushor dhe largimin e trajnerit Xavi në fundin e sezonit.
“Ka kaluar shumë kohë që kur kam luajtur për herë të fundit në këtë pozicion dhe padyshim që duhet të mësohem me shumë gjëra. Por, në fakt më pëlqen të luaj në mesfushë.
Xavi? Pavarësisht nëse jam dakord apo jo, duhet ta pranoj vendimin e tij për t’u larguar. Dhe faktin që e bëri publik kohë më parë.
Mendoj se si ekip kemi mundur ta lëmë mënjanë këtë çështje, sepse kemi gjëra të tjera për të korrigjuar. Siç është loja jonë”, u shpreh 27-vjeçari.