Lajm i mirë për Realin, rikthehet Bellingham
Një lajm i mirë për fansat e Real Madridit.
Ylli anglez, Jude Bellingham është rikthyer nga lëndimi dhe i gatshëm për sfidat e radhës.
Bellingham për tri javë ishte jashtë fushës së blertë për shkak të një lëndimi, por trajneri i skuadrës “merenguese” Carlo Ancelotti, të premten në një konferencë për media, në prag të duelit me Valencina, ka konfirmuar se anglezi tashmë është i gatshëm për duelin e nesërme në “Mestalla”.
“Ai është gati 100%. Ai tash është rehat me kyçin e këmbës. Ai do të luajë në ‘Mestalla’”, ka thënë Ancelotti.