“Do të shes medaljen e Botërorit”, ylli argjentinas në telashe
Dashuria të bën të vuash. Ish-bashkëshortja e argjentinasit Exequiel Palacios kërcënon se do të shesë medaljen e fituesit të Kupës së Botës që lojtari fitoi në Botërorin e Katarit.
Mesfushori 25-vjeçar i Bayer Leverkusen ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që triumfoi në Katar. Ai u shfaq përkrah Lionel Messit në atë turne dhe mendoi se kishte mbledhur një kujtim që do ta mbante mend gjatë.
Megjithatë, Palacios është në rrezik të shohë medaljen e tij të çmuar të artë të shitet nga një ish-partnere e zemëruar që pretendon se duhet të mbledhë fonde në mënyrë që të paguajë hipotekën e një apartamenti ku ish-bashkëshorti i saj nuk po kontribuon më.
Modelja Yesica Frias, e cila u takua për herë të parë me Palacios në vitin 2018, i ka thënë El Trece për nxjerrjen në shitje të relikeve të çmuara: “Exequiel më tha se nuk do të paguante sepse nuk e dinte nëse do ta mbajë banesën apo jo. Unë i kërkoj vetëm të nënshkruajë divorcin dhe të më japë atë që më duhet për gjërat që bëmë së bashku. Unë do të nxjerr në ankand gjithçka për të paguar pronën nëse duhet”.
Historia e saj në Instagram sot tregon se ankandi tashmë ka filluar.