Lajm i mirë për Tuchel, Coman së shpejti rikthehet në fushë
I lënduar në fund të janarit në ndeshjen me Augsburgun, Kingsley Coman raportohet se shumë shpejtë do të rikthehet në fushën e blertë.
Sipas medieve gjermane, francezi autor i 5 golave dhe 3 asistimeve në 23 paraqitje këtë sezon të garave është në rrugën e rikthimit.
Mediat gjermane zbulojnë se ish-lojtari i Juventusit dhe PSG-së po punon individualisht dhe se rehabilitimi i tij po shkon mirë.
Reprezentuesi francez dëshiron t’i bashkohet sa më shpejtë skuadrës në stërvitje.
Coman thuhet se në gjatë këtij muaji pritet të kthehet në fushën e blertë dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Thomas Tuchel.