“Diferencë e madhe mes Serie A dhe kampionateve të tjera”, Ibra: Arabët i shërbejnë futbollit
Zlatan Ibrahimovic është i drejtpërdrejtë në momentin që i kërkohet të krahasojë Serinë A me kampionatet e tjera të Europës.
Në një prononcim për “Financial Times”, ish-sulmuesi theksoi se aktualisht ka një diferencë shumë të madhe mes kampionatit italin dhe kampionateve të tjera elitare të Europës.
Suedezi, shtoi se Milan do të bëjë një hap para duke ndërtuar stadiumin e ri ndërsa u shpreh në favor të investimeve që ka ndërmarrë Arabia Saudite.
“Është e sigurt se ka një diferencë të madhe mes Serie A dhe kampionateve të tjera në Europë, kjo nisur që nga buxhetet e klubeve. Me të gjithë respektin për Serinë A, por aty nuk ka garë, duhet ndryshim, duhet diçka e re. Për shembull, Milan do të ndërtojë stadiumin dhe do t’i ofrojë tifozëve një tjetër dimension.
Mua do të mungojë shumë San Siro dhe jam i sigurt se San Siro do t’i mungojë më pak Ibra. Kam kujtime shumë të bukura në atë stadium, është një impiant historik, por gjithmonë ka një fillim të ri. Me stadiumin e ri do të shfaqet mundësia për të bërë diçka të jashtëzakonshme.
Milan nuk është pronar i San Siros dhe kërkon të jetë pronar i stadiumit të tij, për të bërë gjithçka e sheh të nevojshëm. Për tifozët kjo nismë do të jetë madhështore dhe lojtarët mezi do të presin që të luajnë aty.
Investimet nga Arabia Saudite? Kur ata të bëjnë një ofertë është e vështirë ta refuzosh, por futbolli është për të gjithë. Mendoj se ajo që po bën Arabia Saudite nuk do të ndikoj në futbollin europian. Për mua është diçka pozitive sepse sjell para në botën e futbollit”, u shpreh Ibrahimovic.