Peja mposht Prishtinën në një ndeshje dramatike në Ligën Ballkanike
Peja ka shënuar fitore të madhe në duel ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të Ligës Ballkanike.
Pejanët triumfuan 87:84 në një ndeshje dramatike deri në momentet e fundit.
Kur rezultati ishte 83:84 për kryeqytetasit një episod që përfshiu Sirkon shkaktoi polemika.
Madje, nga topi i humbur i Sirkos, Peja shënoi dy pikë për 85:84 kur kishin mbetur edhe tre sekonda lojë.
Prishtina më pas tërhoqi ekipin në shenjë pakënaqësie për t’u rikthyer më pas.
Peja shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira pas teknikeve që morën prishtinasit dhe në fund triumfuan me rezultatin 87:84, raporton GE.
Me këtë fitore, Peja tani ka katër fitore dhe një humbje , kurse Prishtina tri fitore e dy humbje.