“Ai këngëtari?”, Luis Enrique shmang me batutë komentet për sulmuesin e Milanit

“Ai këngëtari?”, Luis Enrique shmang me batutë komentet për sulmuesin e Milanit

Aventura e Kylian Mbappe te Paris Saint Germain mund të quhet e përfunduar, pasi sulmuesi francez do të largohet në fund të sezonit kur t’i përfundojë kontrata.

Në Francë kanë nisur të nxjerrin emrat e kandidatëve që mund të zëvendësojnë Mbappe, teksa një ndër ta është edhe portugezi i Milanit, Rafael Leao.

Për 25-vjeçarin është pyetur edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i cili nuk ka kursyer batutën, teksa më pas ka refuzuar të komentojë mbi të ardhmen e portugezit.

“Kush është Rafael Leao? Ai këngëtari? E di shumë mirë kush është dhe po bëja shaka. Nuk dua të komentoj për futbollistë të skuadrave të tjera. Merkatoja do disa muaj të hapet dhe ne kemi objektiva përpara, ndaj mendoj vetëm për skuadrën aktuale. Jemi një ekip mjaft i mirë dhe kemi shumë cilësi në sulm, edhe pa Kylian Mbappe”, u shpreh Luis Enrique.

Share This