Garë e nxehtë mes Bayern Munich dhe Liverpool për Alonso-n

Garë e nxehtë mes Bayern Munich dhe Liverpool për Alonso-n

Trajneri i Bayer Leverkusenit, është strategu më i dëshiruar i momentit dhe në gjurmët e tij janë hedhur klubet e mëdha evropiane.

Rezultatet brilante te tekniku spanjoll me Leverkusenin këtë sezon të garave, kanë tërhequr vëmendjen e top-klube evropiane përfshirë Bayern Munich dhe Liverpool.

Sipas medieve të huaja, Bayern Munich po bën çmos që të bind Alonso-n, por spanjolli bashkë me asistentin e tij, Simon Rolfes thuhet se mund të marrë “timonin” e skuadrës nga ‘Anfiled’.

Jurgen Klopp tashmë e ka konfirmuar largimin nga “The Reds” në fund të këtij sezoni dhe Alonso është dëshira e klubit anglez, edhe pse tekniku spanjoll ditë më parë deklaroi se “ndihet rehat tek Leverkuseni”.

Share This