Mourinho, momenti më i hidhur dhe historia me Ronaldon
Nga Porto te Roma duke kaluar nga Interi dhe Real Madridi. José Mourinho e shkroi emrin e tij në historinë e shumë klubeve evropiane, ai solli në shtëpi trofe të rëndësishëm, por gjithashtu pësoi disa disfata të hidhura dhe zbuloi një nga këto që ai thjesht nuk mund ta harrojë.
Portugezi, i intervistuar për një dokumentar të Amazon, ka rrëfyer se kishte qarë vetëm një herë pas një disfate, kur ishte ulur në stolin e Blancos.
Sezoni është 2011/2012, vit në të cilin ish-trajneri i Romës theu rekordin e Real Madridit për pikë dhe gola në La Liga. Një arritje e madhe me siguri, e njollosur nga eliminimi në gjysmëfinale të Champions League nga Bayern.
“Ajo natë është e vetmja herë që kam qarë pas një ndeshje futbolli”, zbulon Mourinho.
“E mbaj mend mire, unë dhe Aitor (Karanka) parkuam makinën para shtëpisë dhe qanim. Ishte shumë e vështirë të pranonim humbjen, në atë sezon ishim ekipi më i mirë në Evropë”.
Një disfatë që hodhi në dëshpërim jo vetëm Mourinhon por edhe Cristiano Ronaldon: “Ndërsa po kthehesha në shtëpi mora një telefonatë nga Mendes: ‘Më bëj një nder, shko në shtëpinë e Cristiano-s se ka vdekur’, iu përgjigja: ‘Jam i vdekur edhe unë’. Thava lotët dhe shkova, të dy ishim të shkatërruar”, përfundoi portugezi.