Rikthehet Kumbulla, Bajrami titullar, Rrahmani gol, Napoli shkatërron Sasuolon
Një mbrëmje për tu harruar për Sasuolon, me Bajramin titullar dhe Kumbullën, që u aktivizua në minutën e 77-të në vend të brazilianit Tressoldi në qendër të mbrojtjes në atë humbje 6-1 përballë Napolit, në një festival golash ku mori pjesë edhe Rrahmani.
Triumfi i parë në stolin e Napolit për Francesco Calzona, rifitoi suksesin pas 3 ndeshjesh të thata dhe barazoi Lacion në vendin e tetë, -1 pas Fiorentinës. Në Mapei Stadium, vendasit kaluan të parët në epërsi, me një goditje të bukur të Racic(17′).
Megjithatë, kampionët e Italisë përmbysën gjithçka në dy minuta, 29’ dhe 31’, fillimisht me Rrahmanin dhe më pas me Osimhen.
Nigeriani firmosi dopietën në minutën e 41-të dhe tripletën në fillimin e pjesës së dytë pas dhuratës nga Tressoldi (47′). Në pjesën e dytë pati lavdi edhe për Kvaratskhelia (një dopietë). Debutim makthi për Bigica në pankinën e Sassuolos, që mbetet në pozita të vështira në klasifikim.