Inteligjenca artificiale këshillon Barçën: Ja si ndalet Mbappe te Reali

Inteligjenca artificiale këshillon Barçën: Ja si ndalet Mbappe te Reali

La Liga po përgatitet të mirëpresë Kylian Mbappé, i cili do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe me shumë gjasa do të realizojë ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Real Madridit.

Por si mund ta ndalojnë kampionin francez që ka shpejtësinë në fushë të hapur armën e tij më të mirë?

“Mundo Deportivo” raporton se përmes inteligjencës artificiale, për Barcelonën janë të nevojshëm katër lojtarë, rivalin historik të Real Madridit, për të neutralizuar Mbappé, një lloj “rrethimi” në fushë për ish-talentin e Monakos në funksion të ndeshjeve të radhës mes dy ekipeve.

Inteligjenca artificial, bazuar në parametra të ndryshëm, rekomandon Achraf Hakimi, Virgilio van Dijk, Kalidou Koulibaly dhe Ruben Dias.

Të gjithë mbrojtësit që për nga karakteristikat e tyre, mes fizikës dhe shpejtësisë, kanë cilësitë për të ndaluar Mbappen. Të paktën në letër. Të paktën sipas inteligjencës artificiale.

Share This